Qeveria australiane kerkon falje per abuzimet ne ushtri

Qeveria e Australisë i ka kërkuar ndjesë personelit ushtarak, të abuzuar seksualisht ose të keqtrajtuar në mënyra të tjera gjatë shërbimit në Forcën e Armatosura australiane. Falja u kërkua në Parlament nga ministri i Mbrojtjes, Stephen Smith i cili tha se do të ndërmerren hapa që abuzime të tilla të mos përsëriten më.
"Burra dhe gra të reja kanë duruar abuzimin seksual, fizik dhe mendor nga kolegët e tyre, çfarë është e papranueshme dhe nuk reflekton vlerat e shoqërisë moderne, të larmishme dhe tolerante të Australisë", ka thënë Smith. Ai është zotuar se nuk do të ketë tolerancë në të ardhmen për keqbërje të tilla.
Një gjykatës në pension është caktuar të shqyrtojë akuzat për abuzime të më shumë se 1.000 viktimave të dyshuara, të cilat datojnë që në vitet 1950. Zyrtarët thonë se hetimet mund të rezultojnë me kompensim deri në 52.000 dollarë për secilën viktimë të abuzimit.
Akuzat përfshijnë 24 kërkesa për përdhunim në fund të viteve 1990 dhe pretendimet se djem të rinj adoleshentë janë abuzuar në një bazë të trajnimit detare në Ëestern Australia në 1960 dhe 1970.