E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS takim me perfaqesues te trupit diplomatik

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste Damian Gjiknuri, ka informuar zyrtarë të përfaqësive diplomatike në vendin tonë, mbi qendrimin që partia e tij ka ndaj çështjes së shpërndarjes së mandateve të deputetëve. Gjatë takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjiknuri dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste kanë vënë theksin tek shtimi i popullsisë, në mënyrë të pajustifikueshme sipas tyre, kryesisht në Qarkun e Kukësit. Pas përfundimit të këtij takimi, zoti Gjiknuri tha për mediat se bashkëbisedimi me përfaqësues të trupit diplomatik, u zhvillua për të kuptuar se ku qendron problemi.
Pak ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk mundi të miratojë projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për zgjedhjet e ardhshme, pasi përfaqësuesit e opozitës atje, nuk dhanë votën në mbështetje të këtij akti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›