Qeveria autorizon Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve per te hapur tenderat per ndertimin e tunelit Tirane-Elbasan dhe rruges se Arbrit
Qeveria autorizoi Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve per lotin e 8-te te by pass-it Plepa-Kavaje-Rrogozhine si dhe nisjen e studimit te projektimit per disa segmente te tjera rrugore Tirane-Dajt-Qafe Molle-Bize zgjerimit te rruges Sukth-Hamallaj aksit Qafe-Plloce-hyrje e Pogradecit dhe unaza e Pogradecit.
Kryeministri Ne qendrimin tone qe keto zona me malet me te virgjera te Europes ti bejme disponibel per turizmin shqiptar europian e boteror gjate ketij mandati ne do te plotesojme infrastrukturen drejt te gjitha maleve e majave te tyre.
Qeveria autorizoi sot ne mbledhjen e saj Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve per te nisur procedurat e tenderimit per ndertimin e disa veprave madhore publike tunelit Tirane-Elbasan rruges se Arbrit nga Ura e Vashes loti i 3-te dhe lotin e 8-te te by pass-it Plepa-Kavaje-Rrogozhine si dhe per nisjen e studimit te projektimit per disa segmente te tjera te rendesishme rrugore.
Kryeministri Berisha duke e konsideruar tunelin Tirane-Elbasan nje nder veprat madhore e me fizibel te ndertimeve te derisotme tha se tuneli do te financohet me parate e buxhetit te shtetit dhe nga dita e nenshkrimit te kontrates afati i dorezimit te tij do te jete 18 te muaj. Ky tunel - u shpreh Kryeministri - shnderron ne realitet nje enderr shekullore te te gjithe qytetareve dhe udhetareve qe nga zonat juglindore e lindore te Shqiperise e me tej kane udhetuar per ne Tirane duke kaptuar malet e Kerrabes.
Ndersa duke e cilesuar rrugen e Arbrit si rrugen e dyte te kombit Kryeministri tha se kjo rruge nga Ura e Vashes do te perfundoje brenda ketij mandati.
Nje projekt tjeter te rendesishem Kryeministri Berisha konsideroje fillimin e studimit te projektimi per rrugen Tirane-Dajt-Qafe Molle-Bize i cili do te beje lehtesisht te arritshme nje nder zonat me te bukura turistike malore te vendit. Ne pranvere te vitit te ardhshem - u shpreh Kryeministri - perfundon teresisht pasi kane mbetur shume pak kilometra infrastruktura e Bregut nga Ksamili ne Velipoje. Ato do te mbyllen dhe do te pershpejtohet ndertimi i rrugeve drejt maleve e majave te tyre.
Ne prezantimin e ketyre projekteve Kryeministri me gjere u shpreh
Sot ne rendin dites kemi nje vendim kryesor vendimi per autorizimin e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve per te celur tenderin per tunelin e Tirane-Elbasan tunelin e Boshtit te Jugut tunelin e Korridorit te 8-te. Ky tunel shnderron ne realitet nje enderr shekullore te te gjithe qytetareve dhe udhetareve qe nga zonat juglindore e lindore te Shqiperise e me tej kane udhetuar per ne Tirane duke kaptuar malet e Kerrabes.
Tuneli do te financohet kryekeput me parate e buxhetit te shtetit dhe nga dita e nenshkrimit te kontrates afati i dorezimit te tij do te jete 18 te muaj. Tenderi do te jete tender i hapur nderkombetar. Tuneli perben nje nder veprat madhore e me fizibel te te gjitha ndertimeve te derisotme. Shpreh kenaqesine qe vendosim sot per kete projekt qe shkurton me 70 perqind distancen midis Tiranes dhe Elbasanit dhe e ben Elbasanin qytetin me nje distance pak me te madhe se Fushe Kruja e me te afert se Durresi por qe shkurton ne menyre te ndjeshme edhe distancen e udhetimit per ne Tirane per te gjithe qytetaret qe nisen nga Leskoviku Gramshi dhe se shpejti me fillimin e punimeve te tjera nga i tere jugu i Shqiperise.
Gjithashtu sot ne vendosim per te autorizuar Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve te tenderoje ndertimin e rruges se Arbrit segmenti nga Ura e Vashes loti i 3-te. Rruga e Arbrit eshte rruga e dyte e kombit. Ne do ta bejme rrugen ndersa atyre te cilet ne klandestinitet u peshperitin ne vesh e mashtrojne qytetaret e Dibres e te Matit duke u thene se rrugen e sollen gjer tek Ura e Vashes dhe nuk do ta sjellin deri ne Tirane u mbetet te skuqen me veten e tyre. Rruga e Arbrit fizibilitetin e ka kombetar eshte rruga e dyte e kombit dhe do te perfundoje brenda ketij mandati pasi mandati tjeter ka vepra te tjera.
Po sot ne autorizojme Drejtorine e Pergjithshme te Rruges per by pass-in Plepa-Kavaje-Rrogozhine loti i 8-te. Autostrada nga Shkodra deri ne Vlore do te jete me kater korsi.
Po ashtu do te filloje studimi projektimi per rrugen Tirane-Dajt-Qafe Molle-Bize. Kryeqyteti do te kete zonen e vet turistike malore. Kaptina e Martaneshit dhe Biza jane catia e mrekullise malore te ketij vendi. Ky vend po aq sa te bukura i ka detet e liqenet ka edhe malet dhe kryeqytetasit miqte e tyre do te kene infrastrukturen per te shkuar drejt maleve te Martaneshit Bizes qe me lendinat pyjet ujerat dhe boren ne 6 muaj te vitit jane nga zonat malore me te bukura dhe absolutisht mund te krahasohen me zonet me te bukura ne Europe.
Ky projekt ka perparesi pasi vitin e ardhshem ne u kthehemi rrugeve drejt maleve. Ne pranvere te vitit te ardhshem perfundon teresisht pasi kane mbetur shume pak kilometra infrastruktura e Bregut nga Ksamili ne Velipoje. Ato do te mbyllen dhe do te pershpejtohet ndertimi i rrugeve drejt maleve e majave te tyre. Vitin e ardhshem infrastruktura rrugore shkon ne majen e Cajupit ne majen e Sari Salltekut dhe ecet drejt Tomorit. Ndaj ne qendrimin tone qe keto zona me malet me te virgjera te Europes ti bejme disponibel per turizmin shqiptar europian e boteror gjate ketij mandati ne do te plotesojme infrastrukturen drejt te gjitha maleve e majave te tyre nga Cajupi gjer ne Ujeze Markovcke e me tutje. Une kam bindjen me te thelle se kjo i jep nje frymemarrje e nxitje te madhe ridimensionimit teresor te Shqiperise turistike.
Ne rendin e dites jane edhe 2-3 prokurime te tjera per studimit e projektimit te zgjerimit te rruges Sukth-Hamallaj nje zone qe po merr nje zgjerim te papermbajtur turistik studimi i projektimit te ndertimit te rrugeve paralele te segmentit te by-pass-it Plepa-Kavaje-Rrogozhine studim projektimi i aksit Qafe-Plloce-hyrje e Pogradecit dhe unaza e Pogradecit. Edhe ky aks eshte i domosdoshem dhe duhet te shmangen kthesat qofte edhe me ndertimin e nje tuneli. Zbritja nga Qafe-Plloca ne Pogradec duhet te jete nje zbritje shume e thjeshtuar mund te mos kete nevoje per tunel por ne rast se eshte i nevojshem nje tunel i shkurter le te behet dhe te shmangen kthesat marramendese te Qafe Plloces do te kete nje studim batimetrik topografik per portin e Shengjinit ne menyre qe edhe ky port te marre dora dores dimensione te tjera. Pra jane nje seri veprash shume te rendesishme.
Ne duhet te ecim me alternativen tone duke e konkretizuar cdo dite. Dua tu them te gjithe qytetareve shqiptare se te gjitha keto investime jane absolutisht apartiake. Por do te mbetet e paharruar ne memorien time se ku gjeten force deputetet e opozites per te votuar kunder ketij buxheti sesi mund te shkojne ata ne Elbasan madje edhe ata qe jane nga Elbasani sesi mund ti justifikojne qytetaret e Elbasanit me voten e tyre kunder tunelit pasi ata nuk votuan kunder Sali Berishes por kunder tunelit. Une nuk do te doja kurre te mos kisha vota kunder se ky eshte ligji rregulli i arte por te votosh kunder tunelit dhe te jesh i ulur ne parlament me voten e qytetareve te Elbasanit te Librazhdit Pogradecit Gramshit tregon se nuk ke interes tjeter mbi toke pervec karriges se kryetarit dhe ky eshte vajtim i vertete. Ku e gjen forcen Aty ku e gjen forcen per te vazhduar protestat kunder vizave. Ky eshte i gjithe problemi.
01/12/2010