E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Turizmi shqiptar po shënon një rekord të ri

“Ky sezon turistik nuk mund të krahasohet me vitet e kaluara. Ky ishte viti ku Shqipëria ka marrë numrin më të madh të vizitorëve që shkelin këtë vend, më të madh se popullsia vendase”, deklaroi kreu i ekzekutivit shqiptar.

Berisha theksoi se rritja e numrit të pushuesve në Shqipëri vjen si pasojë e rritjes së investimeve në infrastrukturë, çmimeve të arsyeshme dhe ushqimeve të mrekullueshme që ofron vendi ynë.

Ai shtoi se resurset buxhetore pritet të pësojnë rritje nga turizmi i suksesshëm që u shënua këtë verë. Gjithashtu, kryeministri Sali Berisha vuri në dukje se vendi është duke krijuar një imazh pozitiv në botë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›