E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demontimi industrial i minave perurohet linja e re ne Mjekes

Ne kete perurim ishte i pranishem ministri i Mbrojtjes Arben Imami deputetet Luciano Boci Adriana Gjonaj e Ardjan Turku si dhe perfaqesues te pushtetit lokal. Ministri Imami tha ne fjalen e tij se do te behet nje demontim industrial i cili respekton kushtet maksimale te sigurise jep mundesine qe te mos kete ndotje ambienti ndersa eskplozivi qe ka mina kundertank te riciklohet dhe te futet per perdorim civil.

Procesi i demontimit te minave kundertanke me trup bakeliti ka filluar kete jave dhe do te perfundoje ne pranveren e vitit 2013. Linjat e re e demontimit eshte teresisht e mekanizuar dhe pa pranine e punetoreve e survejuar nga kamerat. Faza e pare 2010 - 2012 parashikon demontimin e 1366 ton mina kundertanke me trup bakeliti ndersa ne total ne vitin 2013 do te demontohen ne kete linje 2157 ton.

Uzina e Ledeve Plasese ne Mjekes eshte ndertuar ne vitin 1963 nga qeveria kineze si nje uzine qe prodhoi lende plasese per ushtrine. Deri tani ne kete uzine kane funksionuar dy linja industriale qe kryejne procesin e demilitarizimit te municioneve ne siguri te plote.

2010-11-16 1801

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›