SHBA, Senati vote pro Shqiperise per anetaresim ne NATO

UASHINGTON - Senati i Shteteve te Bashkuara te Amerikes aprovoi Protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Nje dite me pare, pas propozimit te komisionit te Jashtem te Senatit, ka qene ky i fundit qe ka miratuar njezeri kete Protokoll, duke paralajmeruar tashme se anetaresimi i Shqiperise ne NATO po ecen sipas parametrave kohore te percaktuar. Po keshtu kete vendim senati i SHBA-se e mori edhe per Kroacine, e cila sikurse Shqiperia, ne fillim te muajit korrik mori edhe ftesen e anetaresimit per ne NATO. Miratimi nga senati i Protokollit te anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO vjen ne nje kohe kur jane ashpersuar qendrimet diplomatike mes perendimit dhe Rusise per shkak te konflikteve ne Republikat e Kaukazit. Protokolli i anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO i kaloi per aprovim Senatit te SHBA-se ne date 23 Korrik, 2008. Ky Protokoll u adaptua ne Bruksel ne daten 9 Korrik 2008. Bashke me Shqiperine dhe Kroacine, ishte parashikuar qe ftesen per anetaresim ne NATO ta merrte edhe Maqedonia. Per shkak te problemeve me Greqine per ceshtjen e emrit, Maqedoni nuk arriti te marre ftesen e anetaresimit ne NATO. Shqiperia mori ftesen per anetaresimin ne NATO ne Samitin e Bukureshtit me 3 prill 2008. Me 9 gusht Shqiperia dhe Kroacia nenshkruan ne Bruksel Protokollet e Anetaresimit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Kjo ngjarje u konsiderua si historike nga kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi se nje pjese e ketij suksesi per vendin erdhi edhe reformat qe ka ndermarre qeverisa qe ai kryeson. Por marrja e fteses se anetaresimit te Shqiperise per ne NATO u pershendet edhe nga te gjitha forcat e tjera politike ne vend, te cilet e konsideruan kete vendim si hap te rendesishem qe e ben Shqiperine pjese te familjes euro-atlantike. Nenshkrimi i Protokolleve te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO i hap rruge ratifikimit te ketyre protokolleve nga vendet anetare dhe anetaresimit me te drejta te plota te Shqiperise ne Traktatin e Atlantikut te Veriut. Deri tani parlamentet e disa shteteve kane ratifikuar Protokollin e Shqiperise ne NATO dhe nenshkrimi pritet te perfundoje para Samitit te ardhshem ne pranvere te vitit 2009. Kreu i qeverise, Berisha eshte shprehur se vendi eshte i gatshem te behet ne kete kohe edhe anetar me te drejta te plota ne NATO.
26 Vende Jane anetare te perhershme te Aleances se Atlantikut te Veriut. Pjesemarrese ne kete aleance jane edhe vende te fuqishme jashte kontinentit evropian, si Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Kanadaja, te cilat i kane dhene nje mbeshtetje te fuqishme kesaj Aleance.
60 Vjetori I NATO-s do te festohet ne samitin e pranveres se ardhshme qe kjo aleance do te mbaje. Ky Samit pritet t'i jape edhe te drejten e anetaresimit te plote vendeve kandidate Kroacise dhe Shqiperise, duke e cuar ne 28 numrin e vendeve anetare ne kete Aleance.
Ratifikimi Hungaria ishte vendi i pare qe ratifikoi me 15 shtator Protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Pas ratifikimit tashme te ketij Protokolli nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, priten edhe nje sere vendesh te tjera te cilat te nisin edhe procesin e ratifikimit ne parlamentet e tyre. Nderkohe qe eshte ndjekur dhe nga Estonia.
Basha, dreke me Rice
Ministri i Puneve te Jashtme Lulzim Basha, me ftese te Sekretares Amerikane te Shtetit Condoleza Rice, mori pjese dje ne dreken transatlantike te zhvilluar ne seline e OKB-se. Ne kete dreke ishin te pranishem, ministra te jashtem te vendeve anetare te BE-se dhe NATO-s, Shqiperise dhe Kroacise. Ne takimin e zhvilluar me dyer te mbyllura u diskutuan ceshtje te aktualitetit gjeostrategjik dhe sigurise. Gjate kesaj dreke ministri Basha shfrytezoi rastin per t'ju kerkuar homologeve te tij permbylljen e shpejte te ratifikimit te protokolleve te anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Kjo eshte hera e pare qe Shqiperia dhe Kroacia ftohen per te marre pjese ne Takimin Transatlantik qe mbahet cdo vit gjate punimeve te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.