E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria drite jeshile KURUM-it per import skrapi nga Serbia

Te tjera rreth shkrimit Vendimi Kalojne 600 mije ton ne vit TIRANE - Ka hyre ne fuqi nje vendim i Keshillit te Ministrave qe lejon shoqerine Kurum International te importoje mbetje metalike te hekurit dhe celikut ne sasine 600.000 tone ne vit. Mbetjet importohen nga Serbia dhe Bullgaria duke kaluar tranzit nepermjet Malit te Zi dhe Maqedonise. Ky vendim ishte marre me 21 dhjetor te vitit te kaluar por do te behej efektiv vetem pas publikimit ne Fletoren Zyrtare qe ka ndodhur sot. Ne te kaluaren kontrolli fizik i ushtruar nga sherbimet e stacionit te policise kufitare e migracionit ne Bajze ditet e fundit te 2010-es doli se ne nje vagon te ngarkuar me skrap kishte predha artilerie dhe djegore te montuara ne to. Treni i linjes Tuz Mali i Zi-Bajze Malesi e Madhe kishte vagonin qe vinte nga Serbia me origjine firmen Novo Metal dhe destinacioni i ketij malli ishte kompania turke Kurum ne Elbasan. Ne fakt edhe kompania ne Serbi eshte nje dege e subjektit turk dhe drejtohet nga ish-drejtori i Kurum-it ne Elbasan. Autorizimi jepet per importin e mbetjeve metalike per qellime riciklimi.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›