E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosoves Marreveshja ishte zgjidhja me e mire

Pajtimi i Prishtines me menyren qe paraqitjes se Kosoves ne forumet rajonale eshte percjelle me reagime te shumta te opozites e cila kete e sheh si kompromis ne dem te shtetesise se Kosoves.

Ndersa qeveria e Kosoves dhe diplomatet perendimore thane se ky pajtim ishte zgjidhja me e mire e mundshme e cila i siguron Kosoves perfaqesim te barabarte dhe pershpejtim te rruges evropiane. Kryeministri i Kosoves e cilesoi shume te rendesishme marreveshje e sotme.

Prandaj lirisht mund te them se perderisa marreveshja e Rambujese i solli Kosoves lirine marreveshja e Ahttisarit i solli pavaresine marreveshja e sotme i sjelle shtetit te Kosoves integrimet evropiane dhe e ben Kosoven Kosove Evropiane tha kryeministri Thaci.

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga e ka vleresuar pozitivisht arritjen e marreveshjeve te sotme ne Bruksel. Ne nje deklarate per opinion thuhet se konkretizimi i rruges evropiane per Republiken e Kosoves me vendosjen e marredhenieve kontraktuale dhe me fillimin e studimit te fizibilitetit per marreveshjen e Stabilizim Asociimit do te pershpejtoje integrimin e Kosoves ne Bashkimin Evropian dhe do te mundesoje thellimin dhe zbatimin e reformave ne vend.

Presidentja Jahjaga u ka bere thirrje te gjitha institucioneve partive dhe te gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves qe ti japin mbeshtetje konkrete kesaj marreveshjeje gjithe procesit te dialogut dhe rruges se Kosoves shtet sovran dhe i pavarur ne proceset e integrimeve euroatlantike thuhet ne nje deklarate te presidentes Jahjaga.

Lidhja Demokratike e Kosoves ne nje reagim rikonfirmon qendrimin e sa se sic thuhet Republika e Kosoves duhet te perfaqesohet ne te gjitha nismat rajonale si vend sovran e i pavarur me emrin e vet kushtetues. Duke ritheksuar perkushtimin e vet te perhershem per ardhmerine e Republikes se Kosoves ne strukturat euroatlantike si dhe duke ritheksuar perkushtimin e thelle per miqesi te perhershme me Shtetet e Bashkuara Lidhja Demokratike vlereson se aspirata historike e popullit te Kosoves per integrime mund te arrihet vetem duke i forcuar institucionet e pavarura te vendit demokracine dhe pavaresine e vendit brenda dhe ne marredheniet nderkombetare thuhet ne reagimin e kesaj partie.

Levizja Vetevendosje nderkaq paralajmeroi protesta per te henen ne kundershtim te marreveshjes qe sipas udheheqesit te kesaj levizjeje Albin Kurti eshte shume e demshme per Kosoven.

Me kete marreveshje 4 vjet pas shpalljes se pavaresise Kosoves perseri po i behet statusi i papercaktuar perseri per Kosoven e paqarte po legjitimohen dy pale vete Kosova por edhe Serbia. Dialogu i Brukselit 2011/2012 po na kthen te negociatat e Vjenes 2006/2007. Madje eshte edhe me keq se kaq. Sepse tashme eshte hequr fjala Republike nga emri yne. Statusi behet i papercaktuar ne kuptimin qe nuk dihet se cka do te jete porse dihet qe sdo te jete Republika meqe ate e hoqen paraprakisht tha zoti Kurti.

Kryeministri Thaci nderkaq tha se marreveshja e sotme nuk eshte ideale por eshte me e pranueshmja per momentin politik qe po kalon shteti i Kosoves ndersa nenvizoi se ajo eshte formule e perkohshme.

Une jam i vetedijshem qe veprimi i qeverise nuk eshte shume populist por jam i bindur eshte ne te mire te vendit. Por thelbi i te qenurit lider apo edhe kryeminister qendron ne marrjen e vendimeve serioze dhe shpesh here edhe te veshtira. Ky vendim qe kam marre ne emer te Qeverise se Republikes se Kosoves ka qene pikerisht i tille. Por si Kryeminister une jam shume i bindur qe kemi ndermarre vendimin e duhur per te ardhmen evropiane te shtetit te Kosoves. Kosova me kete marreveshje u percaktua per integrim dhe jo izolim. Kosova u percaktua ta perfaqesoj vetveten e jo te perfaqesohet nga te tjeret tha kryeministri Thaci.

Ambasada amerikane ne Prishtine nepermjet nje komunikate theksoi se marreveshjet e sotme sherbejne per te forcuar shtetesine e Kosoves duke i lejuar asaj qe te kete nje ulese ne tavoline dhe te perfaqesoje veten ne forumet rajonale. Ne nje deklarate te ambasades inkurajohen sic thuhet forcat  demokratike qe te shfaqin perkrahjen e tyre per keto marreveshje nga te cilat Kosova perfiton derisa forcon pavaresine e saj dhe perparon drejt se ardhmes evropiane.

Marreveshja u pershendet perfaqesuesi civil nderkombetar Pieter Feith sipas te cilit ajo eshte shume e rendesishme per perparimin domethenese te te dyja vendeve drejt integrimit ne Bashkimin Evropian.

Ne Serbi nderkaq pushteti e ka vleresuar marreveshjen e sotme si nje fitore te politikes Edhe Evropa edhe Kosova. Presidenti serb Boris Tadic u ka thene medieve serbe se Kosova nuk do te perfaqesohet si shtet i pavarur. Ndersa ka shprehur gatishmerine qe te vazhdoje te bisedoje me Kosoven per te arritur kompromise per problemet e njerezve te zakonshem kompromise qe sipas tij gjithmone do te jene ne perputhje me Kushtetuten e Serbise dhe interesat e qytetareve te saj.

Opozita ne Serbia nderkaq e ka cilesuar marreveshjen e sotme sic thuhet tradhti ndaj interesave kombetare te Serbise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›