Apeli i fundit per kapitenin shqiptar percillet me nderime Feti Vogli
Autoritetet me te larta shteterore dhe ushtarake percollen sot me nderime kapitenin Feti Vogli ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit.
Kapiten Vogli humbi jeten 4 dite me pare gjate nje misioni paqeruajtes ne Afganistan ndersa nje ushtarak tjeter shqiptar eshte jashte rrezikut per jeten.
Nje grup shokesh nje flamur kombetar dhe nje trumpete e vetmuar i dhane sot lamtumiren e fundit kapiten Feti Voglit ne varrezat e Deshmoreve te Kombit.
Koleget thane ne ceremonine ushtarake se kapiten Vogli vdiq duke mbrojtur jeten e shokeve gjate nje misioni paqeruajtes ne Afganistan.
Familjaret miq e shoke qytetare dhe autoritetet me te larta shteterore dhe ushtarake te Shqiperise percollen me nderime per ne banesen e fundit te ndjerin Feti Vogli komandantin e forcave speciale shqiptare qe humbi jeten pak dite me pare gjate nje misioni paqeruajtes humanitar.
Deshmori i Atdheut Kapiten Vogli u percoll me homazhe shteterore nga mijera qytetare ne nje nga selite shteterore me te rendesihme te kryeqytetit ndersa familjaret shtrenguan duart me qindra qytetare zyrtare e kolege te tij.
Presidenti Bamir Topi kryeministri Sali Berisha ngushelluan familjaret e ushtarakut te ndjere pas tyre edhe pothuaj e gjithe hierarkia shteterore ushtarake dhe politike e vendit.
Vrasja e kapiten Voglit eshte humbja e pare e trupave shqiptare ne afro nje dekade angazhime ushtarake ne NATO. Megjithate autoritetet konfirmuan se Shqiperia do te vazhdoje te permbushe detyrimet e saj ne Afganistan perkrah aleateve.
Kapiten Feti Vogli ishte antar i kontigjenit paqeruates shqiptar. Ai humbi jeten nga nje sulm i papritur me arme gjate nje misioni humanitar kur njesia e perbashket shqiptaro-amerikane ishte duke hapur nje shkolle ne Kandahar.
Grupi ra nen nje bresheri armesh te policeve vendas te cilet u arrestuan menjehere.
Gjate sulmit ku humbi jeten kapiten Vogli u plagos rende edhe nentetar Aleksander Peci. Ai aktualisht eshte jashte rrezikut per jeten ne nje spital ushtarak ne Gjermani duke marre mjekime te specializuara.
Shqiperia iu bashkua misionit paqeruajtes ISAF ne Afganistan qysh 10 vjet me pare ndersa tani ka derguar atje mbi 300 trupa qe jane vendosur ne Kabul dhe ne Herat mes te cileve edhe eksperte per trajnime ushtarake e policore.