E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Marrëveshja e dëmshme, të hënën protestë

PRISHTINË- Arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për fusnotën me të cilën Kosova do të përfaqësohet në forumet dhe nismat rajonale, lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur si tejet të dëmshme.

Sipas liderit të kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, marrëveshja e sotme i "ka hequr Kosovës nocionin Republikë", ndërkaq që mospërfshirja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në fusnotë "e bën të papranueshme atë, për institucionet e vendit dhe popullin e Kosovës". Kurti ka theksuar se marrëveshja për fusnotën nuk ka të bëj vetëm me përfaqësimin, por edhe me bashkëpunimin rajonal dhe si rrjedhojë, siç ka thënë ai, në këtë formë Republika e Kosovës privatizohet.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se ditën e hënë, më 27 shkurt, do ta organizojnë një protestë demonstratë paqësore, përmes së cilës, siç kanë thënë, do ta bllokojnë për 4 orë punën e Qeverisë së Kosovës, e cila, sipas tyre, "po e pezullon shtetin dhe pavarësinë e Kosovës".
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›