E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosoves denon sulmin ndaj KFOR

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me granatë dore ndaj KFOR-it, që ndodhi të martën në mëngjes në vendkalimin kufitar në Bërnjak, si pasojë e të cilit u lëndua një ushtar i KFOR-it.

Ky sulm i radhës mbi forcat paqëruajtëse të KFOR-it, thuhet në deklaratën e qeverisë, që bëhet nga strukturat kriminale në veriun e Kosovës, është i dënueshëm nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës i jep mbështetje të plotë KFOR-it në përmbushjen e misionit të vet për sigurimin e lëvizjes së lirë edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës.

Edhe njëherë, Qeveria e Republikës së Kosovës fton gjithë qytetarët Veriu i KosovësBërnjak, dy granata në kampin e KFOR-it 13-vjetori, veteranët protestojnë për VeriunMitrovicë, sulmohet makina e policisë serbë të Kosovës që të jenë pjesë e institucioneve demokratike kushtetuese të Republikës, vijohet më tej, si dhe të bashkëpunojnë me KFOR-in.

Qeveria i uron shërim sa më të shpejtë ushtarit të lënduar në këtë sulm, duke kërkuar që incidentet si ky të zbardhen menjëherë, mbyllet deklarata e qeverisë së Kosovës.
Veriu i Kosovës
Bërnjak, dy granata në kampin e KFOR-it
13-vjetori, veteranët protestojnë për Veriun
Mitrovicë, sulmohet makina e policisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›