DASH Shqiperia vendburim trafikimi

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton prezantoi të martën Raportin mbi Trafikimin e Personave për vitin 2012.
Në pjesën për Shqipërinë, raporti thotë se ajo është kryesisht një vendburimi ku burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, duke përfshirë detyrimin e fëmijëve për të lypur.
Viktimat shqiptare, thuhet në raport, janë objekt i kushteve të punës së detyruar dhe trafikimit për seks në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe kudo në Evropën Perëndimore.
Shqipëria vazhdon të jetë vend i klasifikuar në shkallën e dytë përsa i përket trafikimit të qënieve njerëzore. Në klasifikimin e Departamanetit të Shtetit janë gjithsej katër shkallë, ku shkalla e parë përfshin vendet që i përmbahen plotësisht standardeve minimale për eliminimin e trafikut.
Në Shqipëri janë gjetur viktima trafikimi nga Greqia dhe Ukraina ndërsa fëmijët janë shfrytëzuar për seks komercial, lypje dhe kriminalitet të detyruar si vjedhje dhe shpërndarje droge. Edhe vajzat i janë nënshtruar prostitucionit ose punës së detyruar pas martesave me detyrim.
Gjithashtu vërehen kritika edhe për qeverinë shqiptare e cila sipas raportit nuk u është përmbajtur plotësisht standarteve minimale për eliminimin e trafikut. Megjithatë shtohet ajo po bën përpjekje të rëndësishme për këtë qëllim. Raporti rekomandon që Shqipëria të verë në zbatim procedura të reja standarde për identifikimin e viktimave si dhe të shtojë fondet për organizatat joqeveritare që merren me ndihmën për viktimat.
Përsa i përket Kosovës, Raporti mbi Trafikimin e Personave për vitin 2012 thotë se shumica e viktimave të trafikimit seksual të shfrytëzuara në vend, janë qytetare femra të Kosovës. Fëmijë nga Kosova dhe vendet fqinje shfrytëzohen për lypje të detyruar brenda territorit të Kosovës. Pjesa më e madhe e viktimave të huaja të prostitucionit të detyruar janë gra të reja nga Evropa Lindore, duke përfshirë Moldavinë, Shqipërinë, Poloninë dhe Serbinë.