E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës dënon vrasjet dhe represionin në Siri

PRISHTINË- Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka ndjekur me shqetësim rrjedhën e ngjarjeve në Siri dhe dënon ashpër vrasjet dhe represionin që po ushtron regjimi sirian mbi popullsinë e pafajshme.

Përmes një njoftimi për shtyp, Republika e Kosovës mbështet fuqishëm popullin sirian në zgjedhjen e fatit të vet dhe përkrah pa asnjë rezervë përpjekjet e qytetarëve sirianë kundër regjimit represiv.

Qeveria e Kosovës, po ashtu mbështet masat e Ligës Arabe e të Komunitetit Ndërkombëtar kundër regjimit sirian dhe bën thirrje për të ndalur sa më parë dhunën e skajshme dhe vrasjet në Siri.

"Institucionet dhe qytetarët e Kosovës janë të bindur që shumë shpejt populli sirian do të realizojë synimet e tij dhe do të jetojë në paqe e prosperitet", thuhet në këtë njoftim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›