E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qeveria e Kosovës ndalon TikTokun në institucionet publike

PRISHTINË, 28 qershor /ATSH/ Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të TikTokut në të gjitha institucionet publike.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, e cila ishte e 211-a me radhë.

Aty u tha se ndalimi i TikTokut është bërë me qëllim të eliminimit të rreziqeve të sigurisë kibernetike nga përdorimi i këtij rrjeti social.

Qeveria e Kosovës tha se ndalimi i TikTok-ut në institucione u bë duke ndjekur shembullin edhe të shteteve aleate.

Shumë shtete në mbarë botën kanë vendosur kufizime ndaj kësaj platforme, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, teksa Bashkimi Evropian e ka ndaluar përdorimin e TikTok-ut në institucionet e tij.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›