E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Maqedonisë, pesimiste rreth kontestit të emrit

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 23:05

Negociatat mes palës greke dhe asaj maqedonase, për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë do të fillojnë më 9 shkurt në Nju Jork.

Siç njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë, bisedimet do të zhvillohen nën mbikëqyrjen e Metju Nimicit, të dërguarit të OKB-së për zgjidhjen e këtij problemi.

Ambasadori maqedonas i ngarkuar për bisedime, Zoran Jolevski, ambasadori grek Adamantios Vasilakis dhe Metju Nimiti do të takohen në Nju Jork, pas shtyerjes dy herë të takimit.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, i angazhuar për çështje evropiane, Vasko Naumovski deklaroi sot se, çështja e emrit me Greqinë nuk do të mund të zgjidhet derisa Greqia nuk tregon vullnet të sinqertë politik.

“Presim nga Athina të shohim konstruktivitet plotësues, i cili do të mundësojë të bëhet përparim i caktuar në kontestin shumëvjeçar për emrin. Për momentin nuk kemi sinjale se ekziston vullnet i sinqertë nga ana e Greqisë. Në momentin kur Greqia sinqerisht do të dojë të zgjidh këtë problem mendojmë se zgjidhja do të jetë e mundur, deklaroi Naumovski. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›