Sekretarja Klinton vazhdon turneun ne Gjirin Persik me nje vizite ne Katar

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton po e vazhdon turneun e saj ne Gjirin Persik me nje vizite ne Katar ku ka ne plan te diskutoje ceshtjet rajonale me ministrat e jashtem te Keshillit per Bashkepunim te Gjirit Persik.
Me heret gjate dites se sotme sekretarja Klinton u takua me Sulltanin Kabu te Omanit ne kryeqytetin e vendit Muskat per te nderuar 40 vjetorin e ardhjes se tij ne pushtet.
Dje Sekretarja e Shtetit vizitoi Jemenin ku u takua me presidentin Ali Abdullah Saleh dhe perseriti se Shtetet e Bashkuara jane te angazhuara te punojne se bashku me autoritetet ne Sana per te luftuar terrorizmin.
Sekretarja Klinton eshte sekretarja e pare e Shtetit qe ka vizituar ate vend ne 20 vjet.
Gjate nje konference te perbashket shtypi me zotin Saleh zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara dhe Jemeni perballen me nje kercenim te perbashket qe vjen nga Al-Kaida dhe militante tjere. Ajo tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara jane te angazhuara ti japin ndihme ekonomike Jemenit.