E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Maqedonisë shprehet rreth kontestit të emrit

Negociatat mes palës greke dhe asaj maqedonase, për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë do të fillojnë më 9 shkurt në Nju Jork.
Siç njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë, bisedimet do të zhvillohen nën mbikëqyrjen e Metju Nimicit, të dërguarit të OKB-së për zgjidhjen e këtij problemi.
Ambasadori maqedonas i ngarkuar për bisedime, Zoran Jolevski, ambasadori grek Adamantios Vasilakis dhe Metju Nimiti do të takohen në Nju Jork, pas shtyerjes dy herë të takimit.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, i angazhuar për çështje evropiane, Vasko Naumovski deklaroi sot se, çështja e emrit me Greqinë nuk do të mund të zgjidhet pasi Greqia nuk tregon vullnet të sinqertë politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›