Presidenti Obama do ta mbaje me 25 janar fjalimin drejtuar vendit

Fjalimi i presidentit Obama drejtuar vendit tashme eshte caktuar per daten 25 janar. Sikurse na njeh materiali ne vazhdim tragjedia e ndodhur ne shtetit Arizona si dhe debati mbarekombetar qe ka nxitur kjo tragjedi do te trajtohen ne fjalimin qe presidenti Obama do te mbaje para Kogresit amerikan.
Presidenti dhe ndihmesit e tij ne Shtepine e Bardhe kane muaj qe po pergatiten per fjalimin e presidentit drejtuar vendit me nje tematike te gjere burimesh si nga qeveria ashtu edhe jashte saje.
Data 25 janar eshte ditur prej shume kohesh por kjo date u zyrtarizua te marten me nje leter drejtuar presidentit Obama nga kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve republikani John Boehner i cili e ftoi ate zyrtarisht te mbante fjalimin.
Zoti Boehner shkruan ne leter per tragjedine ne Arizona duke thene se edhe pse pas tragjedise amerikanet nuk duhet te lekunden kurre nga obligimi i ligjvenesve per te zbatuar deshirat e tyre dhe ofruar zgjidhje qe vendi yne te ece perpara thote zoti Boehner.
Fjalimi i presidentit do te behet pothuajse dy jave pas vizites se zotit Obama ne Tukson te shtetit Arizona ku nje 22 vjecar qelloi per vdekje gjashte njerez dhe plagosi 14 te tjere.
Ndjenjat qe presidenti do te shprehe gjate nje sherbimi perkujtimor ne Tukson sot ndoshta mund te jene pjese e fjalimit qe zoti Obama do te mbaje para Kongresit dhe mbare vendit me 25 janar.
Ja se si u shpreh Presidenti te henen nderkohe qe fliste per gazetaret gjate takimit me presidentin francez Nicolas Sarkozy
shte e rendesishme qe mbare vendi yne e po ashtu dhe populli i Arizones ta kuptojne se po e trajtojme direkt humbjen por po ashtu po flasim per shpresat per te ardhmen dhe se si do te dalim nje vend me i fuqishem nga kjo tragjedi.
Fjalimi i presidentit vjen nderkohe qe vendi eshte perfshire ne nje debat te nxehte rreth motiveve te personit te akuzuar per vrasjet pavaresisht se nuk ka prova deri tani se deri ku ka ndikuar retorika e debatit te nxehte politik tek gjendja mendore e te akuzuarit ne kohen e kryerjes se krimit.
Kryesisht pas ngjarjes ne Arizona presidenti mesa duket mund te flase me tone te fuqishme rreth nevojes per civilizim me te madh ne debatet kombetare dhe do ti kerkoje te gjithe spektrit politik dhe medias qe te mendojne rreth ndikimit qe mund te kene fjalet e tyre.
Punonjesit e Shtepise se Bardhe thone se pjese te fjalimit te presidentit po rishikohen si rezultat i tragjedise ne Arizona. Por nese eshte kjo apo cfare zoti Obama thote ne shpalosjen e vizionit te tij per dy vitet e ardheshme ai do te ti vere vulen e tij personale fjalimit qe po pergatisin per te ndihmesit ne Shtepine e Bardhe.
Po ashtu presidenti mund te mbeshtetet edhe tek citimet e bere nga ish figura te tjera politike qe kane folur ditet e fundit nje prej tyre ish presidentit Bill Clinton.
Ne nje interviste me BBC te transmetuar te marten zoti Clinton u beri thirrje amerikaneve qe te mos lejojne diferencat politike sic tha ai te degjenerojne ne djallezira dhe sugjeroi se Dhoma e Perfaqesuesve tani e kontrolluar nga republikanet duhet te jete vendi ku te filloje procesi i zbutjes se tonit debatit politik.