E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria civile serbe në Kosovë e pakënaqur me zgjedhjet

Vetëm dy ditë pas raportimit të eurodeputetes Ulrike Lunacek se zgjedhjet e dhjetorit dhe proçesi i rivotimit të 9 janarit, kanë dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës, doli edhe një raport i dy organizatave joqeveritare serbe në Kosovë, sipas të cilave edhe në komunat me shumicë serbe ka pasur manipulime dhe degradim të proçesit zgjedhor.
 

Jelena Nedejlkoviq nga Shoqata e grave “Avenia” dhe Violeta Matoviq nga “Qendra për Paqe dhe Tolerancë”, kanë bërë prezantimin e një raporti për monitorimin e fushatës zgjedhore dhe proçesit zgjedhor të 12 dhjetorit, i cili ka nxjerrë në pah parregullsitë të cilat kanë përcjellë këtë proçes zgjedhor.
 

Përveç shantazheve, trend gjatë fushatës parazgjedhore serbe ka qenë edhe blerja e votës, e cila kishte variuar nga 50 deri në 200 euro. Në raport përmendet se si partia SKMS ka organizuar transportin për romët deri te një qendër votimi. Po ashtu, në raport përmendet se si janë rrahur komisionarët nëpër qendrat e votimit dhe si SLS-ja ka kërcënuar se nëse nuk u jepet vota atyre, personave të ndryshëm do t`u ndalet paga që marrin nga institucionet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›