E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Serbisë vendosi kthimin e ambasadorëve në BE

Qeveria e Serbisë ka vendosur për kthimin e ambasadorëve në shtetet e BE-së, prej nga u tërhoqën për shkak se njohën pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Më këtë vendim Serbia sërish do të përfaqësohet në nivel ambasadorësh në të gjitha shtetet e BE-së, përveçse në Poloni dhe Danimarkë, për të cilat ende nuk janë emëruar ambasadorë të rinj.

Kjo iniciativë nuk parasheh kthimin e ambasadorëve në SHBA, Australi, Kroaci, Japoni, Kanadë, Norvegji, Zvicër, dhe Turqi.

Serbia nuk i tërhoqi ambasadorët nga gjashtë shtetet anëtare të BE-së, të cilët nuk e njohën Kosovën; Greqia, Qipro, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›