E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, në arrest shtëpie abuzuesit me pronat

Vlorë- Apeli i Vlorës sot ka ndryshuar masën e sigurisë për ish kreun e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në Qark, Genc Panozaqi si dhe ish juristin e kësaj zyre Sokol Kuci.

Pas kërkesës së avokatëve mbrojtës së dy të akuzuarve, trupi gjykues nën drejtimin e kreut të kësaj gjykate, Alma Licaj i është përmbajtur në vendimin e tij prokurorit të akuzës Enrik Haxhiaj. Arrest në shtëpi si dhe garanci pasurore detyrohen tashmë ish zyrtarët e akuzuar për shpërdorim detyre.

Sot në seancën e zhvilluar në Apel është dëgjuar prokurori i çështjes Enrik Haxhiraj. Ai ka vlerësuar të drejtë akuzën që u bëhet Panozaqit dhe Kuçit. Sipas tij janë të gjitha kushtet e nevojshme për të caktuar një masë sigurie. Vepra sipas tij përbën rrezikshmëri shoqërore, por vetë personat nuk përbëjnë rrezikshmëri.

Ai ka kërkuar ndryshimin e masës duke ju referuar personalitet të dy të akuzuarve, të cilët kanë ushtruar detyra publike dhe ka kërkuar për ta arrest shtepie. Pas vendimit të apelit Panozaqi dhe Kuci do të lënë masat e rrepta të sigurisë, për të vijuar më pas ndaj tyre procesin gjyqësor.

Së bashku me ish topografin Fatmir Xhema, ata akuzohen për shpërdorim detyre në kohën kur kanë qenë në zyrën e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në qarkun e Vlorës, për vendime të dhëna dy vjet më parë.

Panozaqi dhe Kuçi nuk kanë marrë pjesë në seancën e zhvilluar në Apel. Çështja e ndryshimit të masës së sigurisë ka nisur qysh një ditë më parë, kur janë dëgjuar dje avokatët mbrojtës të dy të akuzuarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›