Qeveria e Tibetit, pranon tërheqjen e Dalai Lamës

Qeveria e Tibetit ka pranuar sot tërheqjen e Dalai Lamës nga politika, duke i hapur rrugën për një strukturë të re udhëheqëse brenda lëvizjes tibetiane.
Dalai Lama, i cili para dy javësh deklaroi se dëshiron të tërhiqet nga posti i shefit të qeverisë së Tibetit, do të vazhdoj të luaj rol udhëheqës për çështjen e Tibetit, në aspektin e liderit shpirtëror.