E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Planifikohen 90 ditë për zonën e ndalim-fluturimit

Zyrtarët thanë sot se planifikimet e NATO-s për zonën e ndalim-fluturimit mbi Libi, do të zgjasin tre muaj, ndersa vijojne sulmet e koalicionit kundër forcave të Gadafit.

Misioni i zonës së ndalim-fluturimit, i drejtuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, e i miratuar nga vendet anëtare të NATO-s, pritet që të filloj në fillim të javës së ardhshme.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, tha se aleanca parasheh nje operacion 90 ditësh.

Ajo deklaroi se ndersa komanda ushtarake do të mbetet brenda NATO-s, konferenca ndërkombëtare në Londër, javën e ardhshme, do t`i përcaktoj “udhëzimet e gjëra politike”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›