Qeveria e pafuqishme për të zbardhur të humburit
Ndërkaq të gjitha mostrat për analiza të ADN-së të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës dalin nga kufiri i Kosovës pa leje të qeverisë së vendit, por vetëm si pas një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet ICMP-së dhe UNMIK-ut që në 2003.
Identifikim, zhvarrimi dhe hulumtimi për gjetjen e varrezave masive në Kosovës është e drejtë e rezervuar e Zyrës për persona të zhdukur dhe Forensik të EULEX-it. Kjo zyrë ka nisur punën e saj në dhjetor të vitit të kaluar dhe në përbërje të saj nuk është asnjë ekspert vendës. E për dallim nga vendet e tjera të rajonit ku Komisioni ndërkombëtar për persona të pagjetur dhe qeveritë e atyre vendeve janë të përfshirë dhe kanë rol vendimmarrës në këto proces në Kosovë nuk ndodh një gjë e tillë.
Derisa ICMP-ja në Kosovë të paktën ka përgjegjës për analizat e ADN-së, Qeveria thuajse nuk ka asnjë kompetencë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Ndërsa të gjitha mostrat për analiza të ADN-së të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës dalin nga kufiri i Kosovës pa leje të Qeverisë së vendit, por vetëm sipas një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet ICMP-së dhe UNMIK-ut që në 2003.
Qeveria është në dijeni të kësaj marrëveshjeje dhe pos të tjerave zotohet se do të krijojë modalitet të reja me ICMP-në dhe OMPF-in. Megjithatë në një intervistë dhënë Kohavisionit, zëdhënësja për drejtësi e EULEX-it, Kristina Herodes ka thënë se është tejet i interesuar që në ekipet e zhvarrimit të ketë ekspert vendës.
Duke potencuar se EULEX-i është duke bërë më të mirën për të vazhduar punën në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Sido që të jetë ky mision ka kryer në Kosovë 88 operacione në terren, 45 zhvarrime, ka marrë 405 mostra eshtrash për analiza të ADN-së, ka zhvarrosur 66 individë, ka kryer 61 vizita në familje dhe familjeve u ka dorëzuar 61 mbetje mortore. Ndërkaq nga paslufta ende mbetet enigmë fati i 1887 personave, mirëpo në këtë numër janë të përfshirë edhe 421 mbetje mortore, që gjenden në morgun e Prishtinës. (Ktv/start)