Topi mesazh ngushëllimi presidentin bullgar
"Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni t’Ju përcjell Ju si Kryetar i shtetit bullgar dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për këtë humbje të rëndë! Ju lutem, pranoni Zoti President, ndjenjat e mbështetjes dhe solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente të rënda të kësaj tragjedie njerëzore." - përfundon mezazhi ngushëllues i Presidentit të Shqipërisë drejtuar Presidentit Parvanov.