Shoqerohet ne polici shqiptari i Agimit te Arte

Policia kufitare ka shoqeruar në hyrje në Shqipëri, ne piken e kalimit kufitar te Qafë Botës, anëtarin e organizatës Agimi i Artë, Robert Hajdhi.
Ndalimi i tij në kufi vjen vetëm pak ditë pas deklaratave antishqiptare në Himarë, në përkujtimoren e vdekjes së minoritarot Aristotel Guma.
Ndalimi në kufi, mësohet të jetë kryer për llogari të njësisë së antiterrorit në Policinë e Vlorës, ku dhe është transferuar në masa të forta sigurie.
Burimet zyrtare të Policisë së Vlorës nuk konfirmonin të kishin ngritur akuzë konkrete ndaj Hajdhit, madje nuk ishin në gjëndje të konfirmonin nëse ndodhej apo jo në qelitë e tyre të shoqërimit.
Ndryshe, burimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë konfirmuan se Hajdhi është marrë në pyetje në ambjentet e policisë së vlorës, dhe oficerët e antiterrorit të kësaj drejtorie in kanë depozituar çështjen penale në gjëndje të lirë në prokurorinë e Rrethit, për akuzën e nxitjes së urrejtjes etnike.
Deklaratat për çlirimin e Himarës, ku një tjetër eksponent i lartë i Agimit të Artë, Kristoforos Tsankas, betohej mbi varrin e Gumës se do të vazhdojë luftën deri në ditën e çlirimit të Himarës”, nxiti reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe protesta.
Disa pas ngjarjes ku u dhunua dhe një ekip gazetarësh vjen dhe ky reagim i policisë.
Hajdhi ka lindur në Shqipëri dhe është larguar pas vitit 1992 në Greqi.