E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re, Ivanov i jep sot mandatin Gruevskit

SHKUP- Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov pritet t’i dorëzojë mandatin liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski për formimin e Qeverisë re.

Lideri i VMRO-DPMNE-së për herë të parë do të marrë mandatin për të formuar koalicione qeveritare, pas fitores së tre palë zgjedhjeve, dy prej të cilave ishin të parakohshme, në mandatin nga zgjedhjet e parakohshme të vitit 2008 dhe ato të 5 qershorit të këtij viti.

Pas marrjes së mandatit, Gruevski ka 20 ditë që deri te Kuvendi ta dorëzojë përbërjen dhe programin e qeverisë së re. Kuvendi e zgjedh qeverinë me shumicë votash.

Seancën e Parlamentit për zgjedhjen e Qeverisë, kryekuvendari do të duhet ta thirr në një afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të propozimit për formimin e Qeverisë dhe programit.

Parlamenti zgjedh Qeverinë me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjegjësisht 123 deputetë. Sipas afateve të parashikuara kohore, Maqedonia do të duhet që të ketë Qeverinë e re më se voni deri më 10 gusht. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›