Rama ne Elbasan ndalet te humbja e PS ne bashki dhe komuna bastion
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me dyer të mbyllura me këshilltarët dhe kryetarët e njësive vendore fituese nga kjo forcë politike në Elbasan.
Në këtë takim, Rama shoqërohej nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, koordinatorja për Elbasanin Valentina Leskaj, deputetët e PS-së si dhe kryetari i bashkisë Qazim Sejdini.
Sipas të dhënave, në këtë takim Rama është ndalur veçanërisht në shkaqet që çuan PS-së në humbjen e disa bashkive dhe komunave bastion të saj në Elbasan.
Mes të tjerave, në takim është theksuar se një nga shkaqet e humbjes ka qenë mosfunksionimi dhe moskoordinimi i bashkëveprimit të punës nga struktura të PS-së në bazë, sidomos bashkëpunimi mes deputetëve dhe kryetarëve të PS-së në bashki e komuna.
Rama ka sjellë dy shembuj tipikë në këtë drejtim, Peqinin dhe Gramshin.
Sipas tij, në Gramsh gjithçka funksionoi mirë ndërsa në Peqin ekzistojnë mosmarrëveshje të cilat kanë çuar në humbjen e thellë.
Edhe në rastin e Cërrikut, Përrenjasit e mjaft komunave u evidentua se shkak i humbjes kanë qenë të njëjtët faktorë dhe përzgjedhja e kandidatëve.
Ndërkohë, bashkia Elbasan dhe rasti Qazim Sejdini janë konsideruar si modeli ku PS-ja duhet të mbështetet.
Më tej, Rama është ndalur në betejat e ardhshme që e presin PS-në, ndoshta duke patur si objektiv zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2013.
Sipas tij, PS duhet të kthejë lavdinë e dikurshme në Elbasan e ti japë fund barazisë së përfaqësimit me deputetë në Kuvend nga ky qark.
Ai nuk ka komentuar gjerësisht rastin e bashkisë së Tiranës dhe për një reaksion politik që do të ketë për këtë rast.
Jashtë kamerave, deputetja Valentina Leskaj është shprehur se në këtë takim u diskutua për analizën zgjedhore në mënyrë konstruktive me vështrim nga e ardhmja.
Takimi i sotëm, do të pasohet nga takime në nivele të ndryshme të bazës socialiste në qarkun e Elbasanit.