Qeveria e re, Meta mbledh 5 ministrat e LSI, paraqesin idetë për dikasteret që do drejtojnë
TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka mbledhur sot në një takim 5 ministrat e kabinetit të ri qeverisës, nga radhërt e LSI-së.
Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 12:30, ndërsa pritet që ministrat e LSI të paraqesin idetë e tyre për dikasteret që do drejtojnë.
Në takim janë Klajda Gjosha, e cila do të mbajë postin e ministres së Integrimt Europian, Nasip Naço që do mbajë postin e ministrit të Drejtësisë, Edmond Haxhinasto që do drejtojë Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Panariti që do jetë në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe Lefter Koka i cili do jetë ministri i Mjedisit.
Bëhet me dije gjithashtu se Kreu i LSI-së, Meta ka zhvilluar më herët një takim kokë më kokë me deputetin e PS-së në Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima. Menjëherë pas tij, Meta është takuar në selinë e LSI-së me 5 ministrat.
(m.a/BalkanWeb)