E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takim me Samaras-in: Për një kapitull të ri mes Shqipërisë e Greqisë

rama-psGreqi- Edi Rama, kryeministër i zgjedhur më 23 qershor dhe kreu i PS-së ka njofuar se ka nisur një vizitë zyrtare në Greqi, pas asaj në Turqi.

Përmes rrjeteve sociale Twitter dhe Facebook Rama bën me dije se aktualisht ndodhet në Athinë për një vizitë me kreun e qevrisë Antonis Samaras.

Athinë. Rreth 1 orë me kryeministrin Samaras për t’u njohur e diskutuar në funksion të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve,-shkruan Rama.

Dy ditë më parë kryeministri i zgjedhur tha nga Turqia ku u takua me Erdogan se vendet tona do të njohin një bashkëpunim të paparë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›