E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri vret gruan dhe më pas veten, ngjarja e rëndë në kryeqytet

policia-2Tiranë- Një grua është vrarë me pistoletë nga burri i saj, i cili më pas është vetëvrarë. Sipas policisë së kryeqytetit burri ka ekzekutuar gruan sot në mesditë në kryeqytet në rrugën ‘Irfan Tomini’.

Viktima e këtij krimi të rëndë është Dallëndyshe Jazenxhiu, 50 vjeç, e vrarë nga Admir Jazenxhiu, 54 vjeç. Policia tha se krimi është kryer me pistoletë brenda banesës së çiftit në Tiranë. Uniformat blu thanë se ende nuk dihet motivi pse ka ndodhur kjo ngjarje.

Burri punonte shofer kamioni, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë dhe kishin dy fëmijë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›