Qeveria e re, Presidenti dekreton Edi Ramën kryeministër

TIRANË-Pas dorëheqjes së Sali Berishës si kryeministër, mandatohet Edi Rama si kreu i qeverisë që do të drejtojë vendin. Sot Presidenti u takua me Edi Ramën, kryeministri i propozuar nga mazhoranca e dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.
Zyra e shtypit e Presidencës tha se takimi do të zhvillohej në orën 10.00, në Presidencë, dhe kryeministri i propozuar Edi Rama e zbatoi më përpikmëri orarin. Ai mbërriti në orën 09:56 minuta në godinën e Presidencës ku dhe u takua me Nishanin i cili e mandatoi per formimin e qeverisë së re.
Ashtu sic parashikon Kushtetuta, Kreu i Shtetit takon Kryeministrin e propozuar nga koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Evropiane", për ta mandatuar me detyrën e krijimit të Qeverisë së re.
Sapo kanë shtrënguar duart, Nishani i ka dorëzuar Ramës dokumentin e dekretit te kryeministrit të ri të vendit ku shkruhej:
"Neni 1
Zoti Edi Rama emerohet kryeminister i Republieks se Shqiperise
Neni 2
Ky dekret hyn ne fuqi menjehere.
Presidenti i Republikes"
Takimi zgjati rreth 30 minuta dhe në orën 10 e 40 minuta, Rama la godinën e Presidencës per t'iu dretuar godines se Kuvendit.
Presidenca
Rreth pasdites Presidenca zbardhi dekretin ku Edi Rama emërohet kryeministër dhe ngarkohet për krijimin e qeverisë së re.
Në njoftimin për shtyp të Presidencës, theksohet se bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjta për vijimësinë e bashkëpunimit institucional.
“Në bazë të propozimit të paraqitur nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot emërimin e zotit Edi Rama si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe e ngarkoi atë me formimin e qeverisë së re.
Gjatë takimit Presidenti Nishani i uroi zotit Rama punë të mbarë në detyrën e tij. Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjta për vijimësinë e bashkëpunimit institucional”.
Pas emërimit nga ana e Presidentit, Rama dhe kabineti i ri qeverisës, do të votohet në Kuvend.
Takimi Rama-Nishani u zhvillua një orë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërise ku pritet paraqitja e raportit të verifikimit të mandateve të secilit prej deputetëve fitues në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilët më pas bëjnë dhe betimin.
Kushtetuta bën të qartë rrugët dhe afatet ligjore brenda së cilës duhet të bëhet rotacioni politik nga PD-ja tek PS-ja, konkretisht si formohet qeveria e re. Në kapitullin e pestë të Kushtetutës është përcaktuar mënyra se si formohet Këshilli i Ministrave. Neni 95 i ligjit themeltar të shtetit shqiptar përcakton se “Këshilli i Ministrave përbëhet nga kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat. Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes vendore”.
Në një nen më poshtë përcakton procedurën e formimit të qeverisë së re. “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i kryeministrit mbetet vakant, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”, - thuhet në nenin 96 të Kushtetutës. Mbi bazën e kësaj prerogative, partia ose koalicioni fitues duhet t’i propozojë kreut të shtetit emrin e kryeministrit të ri, tashmë të përcaktuar, Edi Rama. Pra, Partia Socialiste, si kryesuese e koalicionit të majtë, do t’i propozojë emrin e Ramës për kryeministër. Pas këtij veprimi, emri i kryeministrit duhet të kalojë provën në Kuvend, së bashku me programin politik dhe votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për emrat e ministrave, që pritet të ndodhë në seancën e sotme. “Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij”, - thuhet në nenin 97 të Kushtetutës.
Dekreti i Presidentit ku Rama mandatohet kryeminister i Shqiperise
PS DORËZON PËRBËRJEN E KABINETIT QEVERISËS NË PRESIDENCË
Pas dekretimit të kryeministrit Edi Rama, Presidenti i Republikës Buja Nishani ka tashmë mbi tryezë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Partia Socialiste ka dorëzuar në Presidencë përbërjen e qeverisë së re, e cila pritet të votohet të mërkurën në parlament, pas dekretimit të kreut të shtetit. Seanca e radhës e Parlamentit është parashikuar të zhvillohet nesër në orën 11:00.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ndërrohen qeveritë, Berisha jep dorëheqjen: Respektova Kushtetutën FOTO: Edi Rama fotografon mbi tapetin e purpurt dokumentin e dekretit të Presidentit