“Birra Korça” mbështet teatrin, vihet në skenë “Borgjezi Fisnik”
KORCE - "Birra Korça” mbështet teatrin e qytetit juglindor. Komedia “Borgjezi Fisnik” e Molierit do të çelë sezonin artistik në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, falë edhe suportit nga birra-simbol e këtij qyteti. Me regji të Erjon Isait dhe një kaste të njohur aktorësh, vepra, e cila në thelb mbart problemet e shoqërisë shqiptare, do të vihet në skenë më 21 shtator. Zamira Kita, Drejtoresha e Teatrit të Korçës ka zbuluar disa nga detajet e komedisë, pa harruar edhe veprat e tjera që vihen në skenë përgjatë këtij sezoni artistik. “Do të fillojmë me një nga kryeveprat e Molierit, e cila është përpunuar dhe përshtatur në një formë të tillë për të prekur edhe problemet tona të përditshme. Më pas do të vijojë sezoni turistik me një tjetër komedi të Eduardo De Filipos, ‘Fantazmat’”, - tha Kita.
Premiera në fjalë ka sponsor kryesor birrën e parë shqiptare, “Birrën Korça”, që për regjisorin e shfaqjes Erjon Isai është suport i pazëvendësueshëm. “Unë dua të falënderoj gjithë stafin e ‘Birrës Korça’, për dashamirësinë që treguan për teatrin. Të sponsorizosh teatrin është një vlerë shumë e madhe! Nuk të jep fitime, por është një sponsorizim shpirtëror. Kështu që unë dua të falënderoj ‘Birrën Korça’, që është edhe birra më e mirë në Shqipëri”, - tha regjisori Isai. “Borgjezi Fisnik” do të ngjitet në skenë fundjavën e ardhshme dhe do të vijojë të shfaqet për më shumë së një javë në skenën e teatrit korçar.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)