Qeveria e re, dështon Samaras, dorëzon mandatin

Lideri i Demokracise se Re, Antonis Samaras
Fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Greqi ka bërë të ditur se përpjekjet për të formuar një qeveri të re koalicioni kanë dështuar.
Partia konservatore e Antonis Samaras, Demokracisë së Re, mori 18.9% të votave. Por ai nuk mundi të bëjë së bashku aleatët e mjaftueshëm për të formuar qeverinë e re.
“Ne bëmë çdo gjë që ishte e mundur”, iu drejtua Samaras grekëve në një fjalim mbrëmjen e kësaj të hëne. Ai tha se kishte biseduar me çdo parti, përjashto ekstremistët e Chrysi Avgi
Samaras tha se ka njoftuar presidentin për këtë dështim, duke i kthyer atij edhe mandatin e marrë vetëm pak orë përpara, për krijimin e qeverisë.
Tani i takon partisë radikale, e cila u rendit e dyta në zgjedhje që të marrë mandatin për krijimin e qeverisë së re. Lideri i Syriza-s, Alexis Tsipras do të ketë tri ditë kohë që të negociojë për të formuar qeverinë.
Në qoftë se bisedimet e tij dështojnë, sipas Associated Press, mandatin për forminin e qeverisë do ta marrë partia e tretë në zgjedhje. Mosarritja e asnjë marrëveshjeje, do të detyrojë Greqinë të shkojë në zgjedhje të reja muajin e ardhshëm.