Qeveria e re e Papandreut Vote besimi ne parlament vote mosbesimi jashte tij

Pak para ores nje sot ne te gdhire qeveria e kryeministrit grek Jorgos Papandreu mori sic pritej votebesimin ne parlamentin grek. Qeverise i dhane votebesim 155 deputete nga 298 qe votuan gjithsej deklaroi kryetari i parlamentit Filipos Pecalnikos. Votimi u karakterizua nga ballafaqimi i ashper politik midis krereve partiake per kursin e ndjekur por dhe largimin e perkohshem te opozites se djathte pas deklarates se nenkryetarit Teodoros Pangallos se demokracia u vendos ne Greqi ne vitin 1981 me qeverine e pare te socialisteve te Andreas Papandreut dhe jo me 1974 me renien e juntes fashiste dhe kthimin nga Parisi te liderit historik te se djathtes Konstandinos Karamanlis.
Bildunterschrift Parlamenti grek votoi mocionin e besimit per qeverine e re te Papandreut.
U desh nderhyrja korigjuese dhe qetesuese e kryeministrit Papandreu dhe apeli i tij dramatik per evitimin e cdo imazhi negativ ne nje moment kritik per vendin qe te rivendoset normaliteti ne salle.
Papandreu Votebesimi eshte nje kontrate me popullin
Votebesimi i sotem eshte nje kontrate besimi me popullin grek se cfare mund ti premtojme dhe cfare nuk mund ti premtojme deklaroi kryeministri Papandreu i cili e cilesoi krizen si te vetmin shans per ndryshimin e Greqise. Papandreu shprehu besimin e tij se Greqia do ia dale mbane dhe se eshte ne doren e vete grekeve qe te qendrojne ne kembe dhe te vazhdojne pa ndihmen e forcave kredituese. Papandreu shprehu me force edhe vendosmerine e qeverise se tij per mbajtjen e referendumit ne vjeshte si kurorezim te unitetit te popullit qe refuzohet nderkohe nga opozita e djathte si truk qeveritar dhe nga opozita e majte si manover ctensionimi e revoltes popullore.
Samaras Greqia rrezikohet te vdese e sheruar
Ne fjalen e tij kryetari i opozites Andonis Samaras tha se jep konsensus vetem per ndryshimin e kursit te ndjekur dhe kerkoi rishikim te memorandumit por edhe mbajtjen e zgjedhjeve si te vetmen rrugezgjidhje. Greqia rrezikon te sherohet nga mekatet e veta por te vdese e sheruar deklaroi Samaras i cili e cilesoi edhe njehere memorandumin si ilacin e papershtatshem qe zhyt ekonomine ne recesion gjithnje e me te thelle. Kreu i se djathtes tha se do te votoje nderkohe ligjin zbatues te programit afatmesem qe pas presionit te troikes vjen per aprovim ne parlament para dates 30 qershor dhe samitit evropian qe do te ndeze driten jeshile per transhin e 5-te te ndihmes prej 12 miliarde eurosh por edhe paketen e re te kreditimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos. Venizellos Masa qe do ti japin fund padrejtesise
Ne fjalen e tij para se te marrin fjalen kreret e partive ministri i ri i Financave Evangjellos Venizellos e pershkroi si imperativ rivendosjen e ekuilibrit moral te masave shtrenguese dhe u angazhua per masa te tilla qe do ti japin fund padrejtesise.
Iu ftoj dhe iu lutem qe te pajisni ne radhe te pare kryeministrin qe pergatitet per samitin por edhe mua si minister te Financave me mbeshtetjen e duhur... se cdo deshtim ekonomik dhe politik permban kosto qe e paguan qytetari grek deklaroi Venizellos. Duke pershendetur kthimin e deputeteve te opozites ne salle ai foli edhe nje here per mungese fiktive konsensusi.
Kreu i opozites se majte Aleksis Cipras u shpreh kunder programit afatmesem si nje akt sekuestrues i prones publike kurse kryetarja e Partise Komuniste Alega Papariga kerkoi mosnjohjen e borxhit dhe ftoi per front popullor antiqeveritar.
Protestuesit i vetmi parlament i ligjshem eshte sheshi i te revoltuarve
Por ne qofte se brenda parlamentit qeveria sic pritej mori votebesim vetem me voten e deputeteve te saj jashte parlamentit ajo mori vote mosbesimi nga mijera te revoltuar qe e rrethuan ne menyre simbolike per ore te tera dhe krijuan per te 25-ten dite me radhe nje atmosfere te nxehte. Protesta mbeti paqesore megjithese pak pas mesnates nuk munguan edhe konfrontimet me policine qe perdori edhe gazin lotshelles per te siguruar largimin e deputeteve te mbrojtur dhe nga gardhi rrethues te cilet u disaprovuan me force nga protestuesit.
Ne parlament cfaredo qe te behet nuk na intereson pasi nuk na perfaqeson - i tha Deutsche Welle-s protestuesi Jorgos Picikaris. Per ata i vetmi parlament i ligjshem eshte ai i sheshit te te revoltuarve ose Dhoma e Poshtme sipas shprehjes domethenese te kreut te se majtes Aleksis Cipras. Vaj halli ne qofte se nuk do te vije ndryshimi thote Arqileas sic prezantohet me emrin e shkurter i revoltuari pensionist qe nuk mund te ndjehet mire kur me te shumtet nuk ndjehen mire. Do te luftojme edhe ditet ne vazhdim qe te mos kaloje programi afatmesem dhe te gjitha ato qe do te bejne sketerre jeten tone dhe sidomos brezit te ri - i tha Deutsche Welle-s mesuesi protestues dhe sindikalist Thanasis Agapitos nga Selaniku qe u gjend ne Athine per nje konference mbarekombetare te mesuesve dhe se bashku me nje grup kolegesh te tij perfunduan ne sheshin e protestes.
Qeveria do ta kete perballe saj sheshin ditet ne vazhdim kur do te kaloje si programin afatmesem po keshtu edhe ligjin zbatues qe permban ne menyre te detajuar masat e reja shtrenguese fiskale per nje periudhe 3-vjecare dhe deri ne vitin 2015.
Autor Niko Anagnosti / Athine
Redaktoi E.Xhani