Gjermania dhe Polonia do te intensifikojne marredheniet

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri polak Donald Tusk rane dakord te thellojne bashkepunimin midis dy vendeve te tyre ne nje kohe kur Polonia pergatitet te marre per here te pare presidencen e radhes te BE ne 1 korrik.
Merkeli u perpoq te zbute rezervat e Polonise per nje marreveshje midis Berlinit dhe Moskes per ndertimin e nje gazsjellesi i cili do te lidhte drejtperdrejt Gjermanine dhe Rusine nen detin Balltik. Polonia ka shprehur rezerva se gazsjellesi mund te ndikoje ne menyre negative biznesin e anijeve ne qytetet port te Polonise Szczecin dhe Swinoujscie. Ne kemi thene gjithmone se nuk duam te avancojme nje projekt ne kurriz te nje vendi tjeter vecanerisht jo te fqinjit tone Polonise tha Merkeli.
Varshava dhe Berlini shprehen synimin e perbashket per te zgjeruar gazsjellesit reciproke dhe qe te mbeshtesin dergimin e naftes ruse permes Polonise ne Gjermani. Dy fqinjet e Evropes qendrore afirmuan gjithashtu angazhimin e tyre per zgjerimin e BE dhe per thellimin e marredhenieve me Rusine.
Zyrtaret gjermane dhe polake diskutuan gjithashtu mundesine e hapjes se nje ambasade te perbashket jashte vendit.
Pune e perbashket ne BE
Para fillimit te bisedimeve ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle dhe ministri i Jashtem polak Radoslaw Sikorski publikuan nje artikull te perbashket ne gazeten gjermane Maumlrkische Oderzeitung dhe ne gazeten polake Gazeta Wyborcza ne te cilin bene thirrje per nje thellim te marredhenieve midis te dyja vendeve dhe thane se shpresojne qe te japin energji te re BE.
Te dy ministrat thane qe eleminimi i kufijve te brendshem brenda zones se Shengenit ishte nje nga arritjet me te shenuara te integrimit evropian dhe paralajmeruan kunder rifutjes se kontrollit te pasaportave sic kane propozuar kohet e fundit disa vende. Vala e emigranteve ilegale ne Evrope eshte nje problem me te cilin duhet te perballemi por jo ne nje menyre te tille qe te dobesoje lirine e qarkullimit te lire ne Evrope.
Synime te perbashketa
Vizita e se martes shenon pervjetorin e 20-te te marreveshjes se miqesise te nenshkruar nga te dyja vendet pas ribashkimit te Gjermanise me 17 qershor 1991. Kjo marreveshje i ripercaktoi lumenjte Oder dhe Neisse si kufijte midis dy kombeve dhe i dha Polonise mbeshtetje per ambiciet e saj per anetaresim ne BE. Gjermaneve qe jetonin ne Poloni iu dha statusi i minoritetit dhe u krijua nje numer institucionesh dhe programesh bashkepunimi dhe te shkembimit dypalesh. Kjo marreveshje vertet na mundesoi qe te ndryshojme per mire marredheniet midis Polonise dhe Gjermanise mbi te cilat kishin hedhur hijen e rende ngjarje dramatike dhe nganjehere tragjike tha kryeministri polak Tusk.
Ne takimin e se martes te dyja palet hartuan edhe nje liste te re synimesh duke perfshire lidhje hekurudhore te shpejtesise se larte dhe nje gazsjelles midis vendeve zgjerimin e departamenteve te studimeve per Polonine ne universitetet gjermane dhe nje partneritet te ngushte brenda BE.
Autor Spencer Kimbali Holly Fox/ Auron Dodi
Redaktoi Angjelina Verbica