E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove policia heq podiumin e Vetevendosjes

Policia e Kosovës heq podiumin ku pritej që udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje të mbanin fjalimet e tyre gjatë protestës së parashikuar për t'u zhvilluar sot me moton “kundër hajnisë”.

Podiumi i Vetëvendosjes ishte vendosur në rrugë para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Sipas Telegraf, disa aktivistë të kësaj lëvizje kanë tentuar ta pengojnë policinë, por nuk ia kanë dalë.

Shpend Ahmeti nga lëvizja Vetëvendosje tha se tha se ky akt është provokim për protestuesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›