Qeveria e re, ndryshime në polici, i pari ikën Erzen Breçani
TIRANE- Ndryshimi i qeverisë duket se do të shoqërohet edhe me lëvizje të reja në strukturat e policisë. Ditën e djeshme, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës është zhvilluar një mbledhje me përfaqësuesit e secilit sektor, ku mësohet se është diskutuar për situatën e krimit në kryeqytet javët e fundit. Por, përveç kësaj, burime nga policia bëjnë me dije se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për lëvizjet e reja që pritet të bëhen brenda strukturës së policisë.
Emri më i lakuar brenda mbledhjes, por edhe jashtë saj, ka qenë ai i nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili pritet që ditën e nesërme të zëvendësohet nga drejtori i Policisë Bashkiake të Fushë- Krujës, Valentin Florini. Po sipas këtyre burimeve, vetë drejtori i policisë, Bernard Çaushaj pritet që të jetë në këtë detyrë edhe për dy muaj të tjerë. Ndërkohë që, për dy javët në vijim pritet që të ketë edhe emra të tjerë që do të ndryshojnë në strukturat e policisë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)