Rebelët sirian i thonë “JO” propozimit të Rusisë
SIRI- Rebelët sirian kundërshtojnë iniciativën ruse për largimin e armëve kimike nga Siria dhe vendosjen e tyre nën kontrollin ndërkombëtar, raporton Reuters.
“Ne e shpallim vendimin tonë definitive për mospranim të iniciativës ruse për vendosjen e armëve kimike nën kontrollim ndërkombëtar”, ka thënë Salim Idriss, udhëheqësi i rebelëve të Këshillit Suprem Ushtarak, përmes videos që në internet është publikuar të mërkurën.
Rusia ka propozuar largimin e armëve kimike nga Siria dhe vendosjen e tyre nën kontrollin ndërkombëtar me qëllim shmangien e një ndërhyrje të mundshme nga SHBA dhe aleatët e saj.
(e.m/BalkanWeb)