E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria flet për rritje turizmi, por nuk ka statistika zyrtare

Bien prenotimet per pushimetTurizmi është trumbetuar nga çdo qeveri si sektori me të ardhurat më të mëdha të ekonomisë, por në të vërtetë statistikat në këtë fushë gjithmonë janë fshehur nga institucionet përkatëse, ose nuk janë bërë publike në kohë. Duke iu referuar faqes zyrtare të Ministrisë së Turizmit, afati kohor i statistikave të fundit është akoma në vitin 2012. Në një kohë kur jemi në mes të sezonit turistik, edhe pse pretendojmë të kemi turizëm gjithëvjetor, dikasteri i Turizmit nuk të ofron asnjë shifër zyrtare për numrin e turistëve të huaj, të cilët kanë hyrë këtë vit në vendin tonë. Në një kohë që institucionet shtetërore predikojnë rritjen e turizmit për çdo muaj, nuk gjen statistika se sa është numri, por vetëm adresim te policia për hyrje-daljet në kufi, pa pasur mundësi të dihet nëse vizitorët janë turistë, biznesmenë apo qytetarë të thjeshtë. Nuk ka statistika për ditë/netë qëndrimet në hotele, për shkak se edhe pronarët e hoteleve u shmangen taksave dhe nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me sistemin e statistikave të Ministrisë së Turizmit. Referuar të dhënave për vitin 2012, vendin tonë e kanë vizituar gjithsej 4 milion e 736 mijë vizitorë, nga të cilët 3 milion e 436 mijë vizitorë jo rezidente me nënshtetësi të huaj, 1 milion e 300 mijë vizitorë jo rezidente me nënshtetësi shqiptare. Gjatë muajve janar-dhjetor 2012 numri më i madh i vizitorëve ishte nga Kosova me 48%, Maqedonia me 12%, Greqia me 7%, Mali i Zi 5%, Italia 4%, Anglia 2%, Gjermania 2% dhe SHBA 2%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›