SHBA: Vleresojme Durres-Kukes

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane dhene edhe nje here mbeshtetjen e tyre per reformat dhe progresin e Shqiperise ne prag te anetaresimit ne NATO, duke vleresuar ne menyre te vecante, rrugen qe lidh vendin tone me Kosoven, si nje aks strategjik per stabilitetin
Deklarimi eshte bere ne Riga te Letonise, nga zv/ndihmes Sekretari i Shtetit amerikan Stjuart Xhouns (Stuart Jones), gjate takimit qe pati me ministrin e Jashtem shqiptar Lulzim Basha. Shefi i diplomacise shqiptare gjendej ne Letoni ne takimin e vendeve te Adriatikut Balltikut dhe Atlantikut. Ministrat pjesemarres theksuan mbeshtetjen e tyre te fuqishme per vendet e Ballkanit perendimor ne rrugen e tyre drejt anetaresimit ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian.
Basha-Xhouns
Gjate takimit me Zv.Ndihmesin e Sekretarit te Shtetit te Shteteve te Bashkuara, Stjuart Xhouns, Basha ka folur mbi zhvillimet ne vendin tone. Ne bashkebisedim me Bashen, Xhouns e ka cilesuar ndertimin e rruges Durres-Kukes, si nje veper te nje rendesie strategjike dhe me vlera te medha, ne mbeshtetje te se ardhmes se Kosoves dhe te stabilitetit rajonal. Xhouns, ka theksuar punen e qeverise shqiptare per ndertimin e kesaj rruge duke i meshuar faktit se behet fjale per nje "aks strategjik per stabilitetin rajonal".
NATO
Takimi i Riges, ishte i pari i ketij formati ne te cilin merrnin pjese edhe Ministrat e Puneve te Jashtme te Bosnje-Hercegovines dhe Malit te Zi, tashme te perfshire ne Karten e Adriatikut. Shqiperia, si Kryetare e Radhes e Kartes se Adriatikut pershendeti pjesemarrjen per here te pare te B-H dhe Malit te Zi. Ministri Basha, ne cilesine e Kryetarit te Radhes se Kartes se Adriatikut,u shpreh gjate fjales se tij se Karta e Partneritetit Adriatik A3 ndermjet Shqiperise, Kroacise, Maqedonise dhe Shteteve te Bashkuara eshte nje histori suksesi qe ka kontribuar ne menyre vendimtare ne pershpejtimin e ritmit te reformave dhe ne permiresimin e klimes se mirebesimit ndermjet nesh. Rezultat i drejtperdrejte i ketij suksesi eshte edhe anetaresimi i Shqiperise dhe Kroacise ne NATO ne Samitin e Strasburg-Kehl", - tha ai. "Zgjerimi i Kartes se Adriatikut me Bosnje-Hercegovinen dhe me Malin e Zi, do ta forcoje dhe me tej bashkepunimin rajonal", - vijoi me tej Ministri Basha.
Vleresime per NATO-n
Ne takimin e vendeve te Adriatikut Balltikut dhe Atlantikut, ministrat pjesemarres theksuan mbeshtetjen e tyre te fuqishme per vendet e Ballkanit perendimor ne rrugen e tyre drejt anetaresimit ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. Ata kane vleresuar vecanerisht, anetaresimin e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, duke e konsideruar faktin, si sukses i reformave dhe si faktor stabiliteti e sigurie ne Ballkan.
Pjesemarresit
Ministrat e Puneve te Jashtme te
Shqiperise
Bosnje-Hercegovines
Kroacise
Estonise
Maqedonise
Malit te Zi
Letonise
Lituanise
Zv/ndihmessekretari i Shtetit Stjuart Xhouns