E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qeveria greke bëhet gati të shpallë planin: Bonus për ata që kursejnë energjinë elektrike

Një plan që jep bonus për ata që kursejnë dhe nuk konsumojnë aq shumë energji pritet të shpallet nga Ministria e Financave dhe Energjetikës në Greqi.

Plani pritet të shpallet këtë të mërkurë nga ministri i Mjedisit, Kostas Skrekas dhe zëvendësministri i Financave, Theodoros Skylakakis. Ministrat pritet të japin stimuj për uljen e konsumit të energjisë elektrike si dhe rekomandime për funksionimin e kondicionerëve. Plani përfshin gjithashtu një kufizim në konsumin e ndriçimit rrugor.

Respektimi i rekomandimeve të qeverisë do të përcaktohet duke krahasuar llogaritë e periudhës korresponduese të vitit të kaluar.

Për zbatimin e masës, Ministria e Financave do të krijojë një platformë ku do të regjistrohen të dhënat dhe konsumi i çdo objekti publik.

Ministria raportohet se po shqyrton bonusin e mundshëm për familjet që do të ulin konsumin e tyre, nëpërmjet një mekanizmi të ngjashëm krahasimi me dy muajt përkatës të vitit të kaluar. Në familje bonusi do të jetë rritja e subvencionit të energjisë elektrike./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›