OKB: Lufta në Ukrainë mund të sjellë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi në mbarë botën

OKB paralajmëroi sot se lufta në Ukrainë, si pasojë e pushtimit rus, mund të sjellë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi në mbarë botën. Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se kriza rrezikon të prekë 1.6 miliardë njerëz.
“Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat, është i rëndë”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Sipas tij, lufta kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik pas saj.
“Kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim. Kriza e vitit të ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit”, paralajmëroi ai.
“Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë stuhi grumbulluese. Pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë”, deklaroi kreu i OKB-së.
/rtsh.al/