E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky: Lufta do të mbarojë kur Moska të kuptojë se nuk ka më trupa për të humbur

“Lufta do të mbarojë kur Moska ta kuptojë se nuk ka më trupa për të humbur”, kështu ka deklaruar Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Do të vijë dita kur numri i humbjeve, edhe për Rusinë, do të kalojë kufirin e lejuar”, tha a gjatë një fjalimi online.

Ndalur te situata në terren, Zelensy u shpreh se trupat ukrainase vijojnë të mbrojnë rajonin lindor të Donbasit, ndërsa luftime të ashpra vijojnë rreth Severodonetsk, Lysychansk dhe Popasna.

“Dimri i ardhshëm do të jetë dimri më i vështirë i Ukrainës në historinë moderne dhe asnjë gaz apo qymyr nuk do të dërgohet jashtë vendit”, tha Zelensky.

Përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar ndërsa Ukraina kërkon të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe “topi është në fushën” e vendeve të BE-së./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›