Permbytje masive ne Rusi
Përmbytjet të shkaktuara nga shira të furishëm kanë goditur rajonin Krasnodar të Rusisë jugore duke shkaktuar vdekjen e 144 personave.
Përmbytjet më të rëndat në dekadat e fundit nisën gjatë natës në një mënyrë të beftë. Pamjet televizive tregonin njerëzit, të cilët ishin në tarracë për të shpëtuar.
Presidenti Vladimir Putin ka shkuar në vendngjarje me helikopter dhe ka biseduar për situatën emergjente me autoritetet vendore të qytetit më të prekur Krymsk.
Shumica e viktimave banonin në këtë qytet, që në total ka 57 mijë banorë, ndërkohë që 9 vetë u raportuan të vdekur në resortin e detit të zi Gelendzhik, ndërsa 2 të tjerë në qytetin port të Novorosijsk.
Dhjetëra banorë të tjerë raportohen të zhdukur dhe ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet. Në vendet e prekuara janë nisur nga Moska me helikopter, ekipet e emergjencës. Më shumë se 1000 persona kanë nisur kërkimet për të mbijetuar dhe për të nxjerrë trupa të pajetë.
Guvernatori rajonal Aleksander Tkacev tha ndërsa kishte fluturuar mbi zonat e përmbytura, se situata atje ishte e paimagjinuehsme. Ai tha se “askush nuk mban mend përmbytje të tilla në histori. Në 70 vitet e fundit nuk ka ndodhur një gjë e tillë, tha ai.
Disa të tjerë e karahasuan situatën në qytetin Krymsk me një tsunami, të tjerë akuzuan autoritetet se nuk kanë thënë të gjithë të vërteten për katastrofën natyrore.