Jordani kercenohet me pistolete gjate debatit televiziv
Një program i drejtpërdrejtë televiziv në Jordani është kthyer në një kaos kur një politikan kërcënoi me armë kundërshtarin e tij. Debati mes deputetit Mohamad Shaubka dhe aktivistit politik Mansur Murad është tensionuar pasi të dy kanë nisur të ofendojnë njëri tjetrin. Deputeti më pas ka hequr njërën këpucë dhe ka qëlluar aktivistin Murad për ta kërcënuar më pas me një pistoletë. Por arma nuk është shkrepur dhe asnjeri nuk është plagosur pavarësisht situatës së tensionuar.