Qeveria greke miraton marrëveshjen për shpëtim

Qeveria greke ka miratuar njëzëri kushtet, nën të cilat komuniteti ndërkombëtar do t`i japë Greqisë paketën e ndihmës në vlerë prej 130 miliardë eurosh.
Vendimi duhet të miratohet edhe nga Parlamenti, i cili duhet të kalojë tetë ligje që lidhen me paketën e ndihmës financiare.
Kushte për marrjen e saj ishin që Greqia të merrte një sërë masash shtrënguese.
Të mërkurën, vendet e Eurozonës kanë miratuar zyrtarisht pakon e shpëtimit për Greqinë, e cila do ta shpëtojë këtë vend nga falimentimi.
Pakoja pason paketëm me vlerë prej 110 miliardë eurosh që ishte miratuar po për Greqinë në vitin 2010.