Qeveria greke plan per shkurtime

Kryeministri grek Antonis Samaras është takuar me udhëheqësit e partive të koalicionit të mërkurën, një lëvizje për të hedhur një hap përpara për të bërë rreth 11.7 miliardë euro shkurtime të shpenzimeve para vizitës së trojkës në vend.
Samaras u takua me liderin e socialistëve Evangelos Venizelos, liderin e të majtës demokratike Fotis Kouvelis, për të siguruar miratimin e tyre për shkurtime ndërsa vendimi përfundimtar do të merret me ministrin e financave.
Masat duhet të dorëzohen për miratim në 26 korrik, ekspertët e trojkës pritet të kthehen në Athinë me misionin e tyre për të mbikqyryr reformat. Trojka do të përcaktojë nëse shteti helen ka përmbushur detyrimet, ndërsa qeveria e koalicionit do të kërkojë një tjetër kredi.
"Ne ramë dakord që reforma strukturore duhet të bëhen pa vonesë. Reformat që do të shërbejnë në të mirë të shtetit dhe për të pasur një përdorimi të mirë të pasurive shtetërore" tha Kouvelis.
Qeveria greke po shqyrton një gamë të gjerë të shkurtimeve, të tilla si ulja e pensioneve të larta, mbledhja e taksave , të ul shpenzimet operative të qeverisë si dhe uljen e shpenzimeve sociale. Por pavarësisht kësaj lideri i PASOK Evangjelos Venizelos tha se nuk do të ketë masa të reja të dhimbshme për qytetarët.
Recesioni në Greqi ka arritur në pikën më të lartë që prej Luftës së Dytë Botërore, ndërsa ppunësia ka arritur një nivel rekord prej 22.5 për qind.