Qeveria greke, dakort Samaras-Venizelos. Kuvelis cakton termat
Përveç ndonjë befasie, pritet që Greqia të ketë sot qeverinë e re, e cila do të vulosë periudhën e zgjedhjeve të zgjatura dhe anarkinë e dy muajve të fundit në vend.
Gjatë paradites kreu i PASOK, Evangelos Venizelos do të ketë një takim me ate të së Majtës Demokratike (DIMAR), Fotis Kuvelis, i cili e ndërlikon pak situatën, kur thotë "Po, pa kushte", por edhe "Jo, pa diskutime të mëtejshme".
Në një klimë pozitive u zhvilluan dje takimet mes të mandatuarit për krijimin e qeverisë, Antonis Samaras dhe krerëve politikë, Venizelos e Kuvelis. Antonis Samaras kërkon të formojë një qeveri të shpëtimit kombëtar, me përfshirje afatgjatë të palëve, që duan orientimin europian të vendit dhe euron. Nga çfarë ndodhi dje, duket se ka vend për bashkëpunim mes ND, PASOK dhe të Majtës Demokratike (DIMAR).
Sipas Kushtetutës, Antonis Samaras mori dje në mesditë mandatin nga presidenti Papulias, i cili i kujtoi se mungesa e qeverise së qëndrueshme është një luks për Greqinë në këtë kohë.
Takimi i parë ishte Samaras-Cipras. Ky i fundit e bëri të qartë se nuk do të marrë pjesë në një qeveri koalicioni. Ai gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndërmend të marrë mandatin kërkimor nga Presidenti. Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave, takimi i dytë, Samaras-Venizelos shkoi mirë.
Më pas u arrit një marrëveshje Venizelos-Samaras, për domosdoshmërinë urgjente të qeverisë dhe për të shkuar direkt në fazën e mbledhjes së kryetarëve të partive politike. Shpresohet që sot të zhvillohet takimi i liderëve politikë me Presidentin e Republikës, siç propozoi Venizelos, gjë për të cilën, nuk ka kundërshtim as Samaras.
Interes të madh solli takimi i mbrëmjes Samaras-Kouvelis, ku ky i fundit duket se ka shprehur shqetësime programatike dhe disa rezerva në lidhje me personat që do të përfaqësojnë të Majtën Demokratike në qeveri.
Por në përfundim mund të themi, se dita e djeshme ka hapur rrugën për takimin e sotëm të liderëve, tek Presidenti i Republikës. Qëllimi është për të përshpejtuar procesin e krijimit të një qeverie që është gati për rinegociuar Memorandumin në Samitin e 28-29 qershorit.
Burime afër siuatës thonë se "debati në lidhje me përbërjen e qeverisë duhet të jetë i shpejtë dhe gjithçka do të finalizohet në mbrëmje". Edhe burime nga partitë ND, PASOK dhe DIMAR thonë se sonte kabineti qeveritar të arrijë të marrë formë. Lidhje te tjera Greqi, Demokracia e Re, fituese e zgjedhjeve të 17 qershorit Fitorja e ND në Greqi, ndërkombëtarët: Të vazhdojnë reformat Zgjedhjet në Greqi, Berisha përshëndet fitoren e Samaras Bursat evropiane përshëndesin fitoren e së djathtës në Greqi Zgjedhjet në Greqi, rritet çmimi i naftës