E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë-Suedi, Blank premton ndryshime

KIEV-Franca thuajse e ka siguruar tashmë kualifikimin për në çerekfinale të kampionatit europian dhe trajneri Loran Blank pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacion për takimin e sotëm ndaj Suedisë.

Tre futbollistë francezë rrezikojnë të mos luajnë në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë, Zheremi Menez, Matjë Debushi dhe Filip Meksses. "Mendoj se do të hedh një skuadër ndryshe nga ndeshja me Ukrainën, por nuk mund t'ju zbuloj më tepër", u shpreh trajneri i Francës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›